SHSKUK kërkon ndihmë nga Emiratet Arabe për projektin e IVF-së, spitalin e mushkërive, depon e barnave

19:03 | 11 Tetor 2021

Kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion nga Departamenti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe- Abu Dabi, të cilin e përbënin, Hamad Alzabbi, Mohammed Almeheiri dhe dr. Dirk Richter.

Në takim është biseduar për mundësinë e investimeve në Spitalin “ Sheikh Zayed” në Vushtrri, por edhe projektet e tjera në nivel të ShSKUK-së.

Kryesuesja e Bordit Drejtues dhe drejtori Krasniqi, pasi kanë falënderuar për investimet e deritanishme, kanë paraqitur nevojat që ka ShSKUK për investime, me theks të veçantë investimin kapital për ndërtimin e depos së barnave, materialit shpenzues dhe pajisjeve mjekësore për ShSKUK, ndërtesën e re për Klinikën e Pulmologjisë dhe projekti i IVF në Klinikën e Gjikeologjisë.

Në takim ishin prezentë edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Vushtrrisë, Shefkije Shatri dhe Abdullah Klinaku, të cilët paraqiten nevojat për investime në këtë spital.

Delegacioni nga Abu Dabi, vizitoi nga afër hapësirat e renovuara për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë dhe hapësirën ku aktualisht ndodhet Shërbimi Farmaceutik në ShSKUK.

Komento: