Njësia speciale aksion në Mitrovicën veriore, serbët dalin në protesta

10:08 | 13 Tetor 2021

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës mëngjesin e sotëm.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet momenti kur forcat speciale të policisë futen në Mitrovicën veriore.

Cak i aksionit të policisë raportohet se janë disa barnatore dhe dyqane, lidhur me banderolat serbe.\

Pas fillimit të aksionit është aktivizuar alarmi i qytetit dhe kanë nisur protestat e banorëve serb, ku kanë hedhur edhe gaz lotsjellës.

Komento: