Kryeari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri
.
Haradinaj ka thënë se askush nuk ka të dretë në ngre dorë ndaj policit të Kosovës.
Ish kryeministri i Kosovës thotë se qeveria e ka për të detyre të sqarojë edhe opinionin publik dhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.
Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.
Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.
Në mbështetje të Policisë së Kosovës.
RH