Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar për kontrabandë pas aksionit nê Veri

14:45 | 13 Tetor 2021

Pas aksionit në Veri, Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar për kontrabandë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe pas arrestimit të tetë personave në aksionin e sotëm, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se janë shpallur në kërkim pesë të dyshuar për kontrabandë me mallra.

Të dyshuarit për përfshirje në kontrabandë me mallra që janë shpallur në kërkim janë Besim Zeqiri, Halil Sylejmani, Festim Sylejmani, Fikrim Latifi dhe Milan Radisavljevic.

“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, edhe pas arrestimit të tetë (8) personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim:

Komento: