Big Brother Vip, po vazhdon të transmetohet në kanalin shqiptar
Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.
Tash e disa ditë ajo është futur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri “Big Brother Vip”.
Ajo po komentohet shumë e sidomos për njohjen që ka filluar këngëtarja aty brenda.
Fifi ka një lidhje të veçantë me një tjetër konkurrent, bëhet fjalë për futbollistin Granit Cana.
Ky i fundit i ka bërë këngëtares një suprizë, duke i vendosur disa qirinj në shtratin e saj.
Fifi ishte aq e habitur sa që edhe tha që askush ndonjëherë në jetën e saj nuk i kishte bërë një suprizë të tillë, qoftë edhe një lule.