Vjedhje në një shtëpi në Pejë, policia jep detaje

23:42 | 14 Tetor 2021

Vjedhjet nëpër shtëpi po vazhdojnë në vendin tonë.

Një grabitje ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Hajnat nën kërcënimin e armëve e kanë lidhur pronarinë e shtëpisë dhe bashkëshortës së tij, e kanë kryer grabitjen e një shume të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Kështu bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 20:30 në fshatin Vitomiricë ka ndodhur një grabitje në një shtëpi. Hajnat nën kërcënimin e armëve e kanë lidhur brenda shtëpisë pronarin dhe bashkëshortën e tij. Ata kanë arritur të grabisin një shumë bukur të madhe të parave, stolive të arit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin”.

Gashi tha se personat të cilët u grabitën, janë goxha të shqetësuar.

“Ata janë goxha të shqetësuar. Është kërkuar edhe autoambulanca. Ju është dhënë ndihma”.

Komento: