Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë, Policia dhe FSK shpëtojnë një grua

10:14 | 15 Tetor 2021

Policia e Kosovës bën të ditur se në Fushë Kosovë një banesë është kapluar nga zjarri, ndërsa dy zyrtarë policorë dhe gjashtë pjesëtarë të FSK-së e kanë hapur me forcë derën e banesës dhe e kanë nxjerrë nga banesa një grua, të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, të enjten në ora 16:09.

“Raportohet se një banesë është kapluar nga zjarri, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar 2 zyrtar policor dhe 6 pjesëtarë të FSK-së të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Komento: