Numërohen votat e para në Prishtinë, kjo është diferenca në mes Arben Vitisë e Përparim Ramës

21:11 | 17 Tetor 2021

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e para.

Votat e tre kutive të para e nxjerrin të partin kandidatin e VV-së, Arben Vitia me 41.93% të votave, kurse të dytin Përparim Ramën e LDK-së me 30.88% të votave.

Komento: