Dy deputetët e rinj të PDK-së që do të zëvendësojnë Bedri Hamzën e Fadil Nurën

17:42 | 18 Tetor 2021

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së që do të zëvendësojnë Hamzën e Nurën.

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë dy deputetë të rinj në grupin e saj parlamentar.

Kjo pasi kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës e Jugut, Bedri Hamza ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë.

Ndërsa, njëjtë edhe kandidati tjetër i këtij subjekti, Fadil Nura ka arritur t’i fitoj pa balotazh në Skenderaj.

Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashi-Qalaj, ish drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Ibrahimi.

Qalaj në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se po pret që të kryhen procedurat administrative dhe me pas të betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Qalaj kishte fituar 9160 vota, ndërsa Isak Ibrahimi 8729 vota.

Komento: