Haradinaj me kabinetin qeveritar bën homazhe te familja Jashari

10:13 | 05 Mars 2019

Kabineti qeveritar ka bërë sot homazhe te familja Jashari.

Një pjesë e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe në Prekaz për ndër të 21- vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ishin disa nga ministrat që nderuan familjen Jashari.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri.

Bytyqi thotë se epopeja lavdisë dhe krenarisë tonë, do të jetojë përgjithmonë bashkë me emrat e heronjve që i dhanë liri Kosovës, i dhanë jetë të ardhmes.

“Kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari, që i tregoi botës se e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër, se liria është e shenjtë dhe nuk e pranonim më jetën në Atdheun e robëruar. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, thotë ai.

Komento: