“Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”, Hasani i NISMA vajton humbjen në Llap

18:49 | 19 Tetor 2021

Hasani i NISMA vajton humbjen në Llap: “Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”.

Ish- kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook ku ka treguar gjendjen e tij emocionale pas rezultateve të KQZ’së në këtë Komunë.

Videoja e publikuar nga Hasani ëshë kënga e Medës “Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”.

Xhemajl Hasani njihet edhe si “modest” pasi posedon një veturë të tipit Ferrari.

Komento: