E ardhmja e mesfushorit francez po shkon drejt zgjidhjes.
Adrien Rabiot nuk e ka vazhduar kontratën te PSG-ja, andaj do të largohet si lojtar i lirë.
Mesfushori francez është bërë cak i shumë skuadrave, gjersa dështoi ta kompletonte në janar transferimin te Barcelona, përcjell lajmi.
Rabiot tani është duke u kërkuar Liverpooli, që janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë katër vjeçare.
Me këtë kontratë, mesfushori francez do të fitonte 10 milionë euro në sezon te skuadra angleze.