Nis ceremonia ushtarake e FSK-së për nderë të Epopesë së UÇK-së

11:43 | 05 Mars 2019

Me ceremoni ushtarake FSK-ja nderon “Epopenë e UÇK-së”.

Në kazermën “Adem Jashari” FSK-ja sot po mban ceremoninë ushtarake për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së” mbahet më 5, 6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në vitin 1998 në Prekaz të Skenderajt.

Komento: