Haradinaj thotë se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të saj

11:46 | 05 Mars 2019

Në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë ka nisur Epopeja e UÇK-së.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të saj, as në jug e as në veri, njofton Indeksonline.

Haradinaj në ceremoninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për nder të “Epopesë së UÇK-së”, tha se në marsin e viti `98 është shuar një familje e cila ka zgjuar gjithë botën për të mos lejuar që të shuhet populli shqiptar.

Sipas tij, vetëm një popull që është i gatshëm të mbrojë lirinë me jetë e ka të ardhmen e sigurt.

“Në marsin e 98 midis Evrope është shuar një familje e tërë por bota e lirë është zgjuar dhe nuk lejoi të zhduket një popull. Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirin me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt. Thelbi i lirisë sonë, deputetë të zgjedhur të vendit me 107 vota i thanë po një projekti nacional, shërbimi në forcën e Kosovës do të jetë nder dhe privilegj por edhe patriotizëm. Ushtria e Kosovës vjen në paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri”, tha Haradinaj.

Komento: