
Shpejtim Bulliqi kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës i cili do të përballet në balotazh me Ekrem Hysenin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar opozitën në këtë komunë se e kanë blerë votën.
Ai madje tha se një ditë para zgjedhjeve të 17 tetorit, kundërshtarët e tij kanë shpërndarë në një fshat të kësaj komune koncentrat për kafshët në këmbim të votës.
“Vota nuk guxon mu ble me pare të flliqta, me pare të bizneseve të flliqta. Ajo blehet me para të flliqta. Ato janë para të rrugëve që të gjithë e dimë çka bahen. Dilni në qendër të Podujevës dhe ju tregojnë kush ka ble vota. Cilat familje janë ble? Cilat komunitete janë ble?”, tha ai.
Bulliqi tha se kjo është shumë brengosëse, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Shiqo problem është se… unë nuk pe akuzojë kërkon por mënyrën dhe formën qysh kanë vepru. Po unë s’kam ble vota. Asnjë votë se kam ble. Absolut jo. Të tjerët patën kohë mu marrë edhe me këto gjana. Të gjithë e dimë se janë kanë ditën e shtunë edhe I kanë ba planifikimet. I kam pa qysh s’i kam pa. Qytetarët e dinë kush i ka ba këto makinacione”, tha Bulliqi në Prime Time të Kanal 10.
Ai tha se duhet të thuhet gjërat siç janë.
“Ne kemi dalë në garë. Unë nuk jam tub a garë me ble vota. Unë s’kam kah i blej, ata që kanë pare le t’i blejnë por institucionet duhet mi kqyr qito gjana. Dilni shiqoni qytetarët tregojnë çka ka ndodhë, në një fshat të një ish shofer të shtunën kanë shpërndarë edhe koncentrat për bagëti për mi ble votat, është nivel shumë I ulë, por po doket që kanë mjete të mjaftueshme për mi ba këto gjana. Zakonisht këto gjana bahen prej pushtetit por tani ka ndodhë prej opozitës. Ky është një sinjal që pë r këto 9 është fillu të krijohet rend.”, tha Bulliqi.