
Këngëtarja kosovare Aida Doҫi u bë e njohur fal këndimit ‘live’ që është mjaftë i rrallë kohëve të fundit.
Tani Aida realizon projekte të shumta të cilat gjithmonë rezultojnë të suksesshme, shkruan ORAinfo.
Këngët e saj janë zakonisht disa balada të cilat i këndon me shumë ndjeshmëri.
Krahas profesionit ajo është shumë e përfolur edhe për jetën e saj private të cilën nuk heziton ta ekspozojë në rrjete sociale.
Këngëtarja se fundmi ka publikuar një video ku shfaqet në prehrin e gjyshës së saj.
‘E ku ka ma mirë se gjyshja’, e ka përshkruar videon Aida, ndërsa gjyshja e saj ja ledhaton kokën. /ORAinfo/
