Ushtari i ri i FSK-së shkon tek varri i babait dëshmor, përlot me fjalët që thotë

21:40 | 22 Tetor 2021

Isaj Ademi nga Drenasi, nga sot është pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ai është i biri i dëshmorit të kombit, Maliq Ademit.

Maliq Ademi ra heroikisht me 30 prill të vitit 1999, ndërsa sot, më shumë se 22 vjet pas, djali i tij, Isaj Ademi e vizitoi me një veshje krejt ndryshe nga ajo që bën përherë, kur bën homazhe pranë varrit të tij.

Postimi i plotë:

Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirie, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!

Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!

Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë!

Shpresoj që do të jesh krenar me mua!

Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!.

Komento: