Vendi ynë ende po përballet me pandeminë.
Stafi mbështetës ku përfshihen mjekë, infermierë, teknikë dhe të tjerë që janë angazhuar në kuadër të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk janë paguar për punën e tyre.
Mbi një mijë punonjës të angazhuar me kontrata tre mujore nga MSH që nga fillimi i shtatorit ende nuk i kanë marr pagat e tyre.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për T7 ka deklaruar se raportet e vijimit në punë janë mbledhur dhe listat e pagave janë dërguar në Divizionin për Buxhet dhe Financa dhe pas aprovimit nga ZKF, pritet të dërgohen në Ministrinë e Financave për ekzekutimin e pagesave.
Stafi mbështetës është punësuar me kontrata 3 plus 3 muaj në varësi nga nevojat e institucioneve shëndetësore gjatë pandemisë.