Parashikimi i motit për ditët në vazhdim – mund të befasoheni nga temperaturat

22:04 | 23 Tetor 2021

Mëngjese me ngrica, por që herë pas here me intervale diellore gjatë ditës.

Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara, kurse java e ardhshme fillon me kthjellime, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica.

Sipas Weather Prishtina, në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë-herë me vranësira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica.

Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielën zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C.

Era ndryshon kahen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ditën e hënë do të fryjë nga juglindja.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritje së mëtutjeshme në vlera edhe më të larta nga normalet.

Komento: