Ndodh edhe kjo: Asfalt midis parkut të Mitrovicës

21:42 | 25 Tetor 2021

Asfalt midis parkut të Mitrovicës.

Të dielën në mes të parkut në qytetin e Mitrovicës është shtruar asfalt.

Për këtë veprim, zyrtarët komunal thonë se nuk kanë qenë në dijeni.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, përmes telefonit i tha televizionit se kompania e cila e asfaltoi këtë pjesë, kishte leje vetëm për devijimin e ujërave të zeza dhe ujësjellësit.

E lidhur me këtë veprim, tani Inspektorati në Mitrovicë po paralajmëron edhe masa ndëshkuese ndaj kompanisë.

Betonizimin e kësaj ane po e kundërshton edhe shoqëria civile.

Sipas tyre shkatërrimi i natyrës po bëhet për interesa vetanake.

Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë kompaninë “Baruti Group”, mirëpo të njëjtit nuk ishin të qasshëm gjatë ditës.

Komento: