Ambasadori gjerman reagon: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur

13:20 | 26 Tetor 2021

Reagon ambasadori gjerman: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.

Ai këtë e tha pas pengimit nga Serbia që iu është bërë boksierëve kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.

“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”, tha Rohde, shkruan lajmi.net.

Ambasadori gjithashtu theksoi se shkëmbimet intelektuale, kulturo-sportive dhe artistike janë të domosdoshme.

“Ashtu sikurse e tha dje Zëdhënësi i BE-së “pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual, kulturor, sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë”.

Komento: