Miratohet projektligji për Tokën Ndërtimore

11:10 | 27 Tetor 2021

Në mbledhjen e 42-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shqyrtua dhe miratua Projektligji për Tokën Ndërtimore.

Me këtë Projektligj, do të qartësohen procedurat për transformimin e të drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore nga pronësia shoqërore në pronësi publike apo private, do të krijohet siguri juridike për qytetarët e Republikës sonë si dhe një garanci për investitorët e jashtëm, e që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Poashtu, në zbatim të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, Qeveria miratoi Projekt-rregulloren mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë.

Kjo projekt-rregullore përcakton shërbimet komunale që pezullohen nga Komuna, duke adresuar një prej aspekteve problematike të administrimit të tatimit në pronë – mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë.

Komento: