
Shtëpia e Albin Kurtin po e ruan Njësia Speciale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime. Kështu raporton portali Kallxo.com, i njohur për afërsinë si medium me Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti.
Siç raporton portali në fjalë “burime thonë se për shkak të kërcënimit janë forcuar masat e sigurisë për shefin e Qeverisë”.
Në mesin e këtyre masave të sigurisë është edhe dërgimi i Njësisë Speciale te shtëpia ku banon kryeministri, shkruan portali Kallxo.com, i cili ka publikuar edhe pamje me fotografi nga shtëpia ku banon Kurti, e cila po ruhet nga Njësia Speciale e Policisë.
Ndryshe, portali Kallxo.com prej kohës shihet si mediumi i vetëm i afërt me Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti. Afërsia e këtij mediumi, dikur shumë kredibil, me pushtetin në Kosovë ka nisur qysh në Qeverinë Kurti 1, kur personi i afërt me drejtuesi e mediumit, Haki Abazi, kishte qenë zëvendëskryeministër i asaj qeverie. Madje, konsiderohet se gjatë asaj kohe, marrëdhënia dhe afërsia e këtij mediumi me pushtetin kishte qenë në kulmet e saj.