
E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është ndër mamatë më të diskutuara për momentin.
Ajo se fundmi ka bërë edhe një ndryshim në pamje, përcjell ORAinfo.
Siç duket epiteti i nënës që iu është shtuar, nuk ka ndikuar aspak që Sara të mos i kushtojë vetes kohë dhe kujdes.
Përveç fotove që poston kohë pas kohe, duke shfaqur sitilin e saj prej nje blogere, së fundi ajo ka vendosur që të bëjë edhe një ndryshim të vogël në pamjen e saj, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve.
Padyshim që ky ndryshim sado i vogël do ta lërë pa fjalë Ledrin, sepse Sara po shkëlqen në pamje. /ORAinfo/


