‘Buqe, na theve zemrat sot’, Teuta Krasniqi me mesazh pikëllues për vdekjen e shoqes

22:35 | 27 Tetor 2021

Pa dyshim qe Burbuqja do t’ju mungoj shumë të gjithë personave që e kanë njohur e kanë punuar me të.

E prekur dhe e lënduar shumë nga kjo ikje e hershme e Burbuqes është edhe aktorja Teuta Krasniqi, përcjell ORAinfo.

Mërzinë dhe pikëllimin që po e ndjenë Teuta e ka shprehur përmes një postimi që ka bërë në rrjetet sociale ku shihen Teuta dhe Burbuqja shumë të afërta me njëra tjetrën.

Ja postimi i plotë i saj:

Buqe, na theve zemrat sot…

Sa e mire ishe, sa zemer madhe ishe, sa shumë dashuri më ke dhënë gjithmonë… sa kohë të bukura e edhe momente jo të lehta kaluam bashkë… kishim edhe shumë plane, por ike heret, duke na lënë me dhimbje për ikjen tënde, por edhe duke na lënë krenari gjithë neve që të njohëm nga afër.

Buqe, kurr nuk ka me të harru, nuk ka me harru dashninë e madhe që ma ke dhënë gjithmonë e as besimin që e ke pas në mu. Shpirti yt i bardhe, bëftë dritë 🙏 /ORAinfo/

Komento: