
Qeveria e Kosovës, ka marrë disa vendime kohëve të fundit.
Njohësi i ekonomisë, Dardan Sejdiu, thotë se rritja e pagës minimale e shtesat në skemat sociale nuk janë zgjidhje e problemit të inflacionit në vend.
Por, ai faj i lë strukturës ekonomike.
“Problemi i trajtimit të inflacionit është në dy drejtime se si mundet të shihet dhe të trajtohet. E para është se a duam masa sa për sy e vesh, pra masa populiste të cilat bënë një intervenim aty ad-hock , të themi i gjen edhe disa produkte me të cilat mund ta ulësh TVSH-në edhe pak, kjo e ka një efekt pas një periudhe të caktuar, jo menjëherë, po ti si qeveri tregon se e ke bërë një intervenim aty për aty. Kjo është pak lojë më instrumentin e vetëm që e ke, nuk ke instrumente të tjera këtu. Nuk ka ndonjë instrument tjetër përveç uljes së TVSH-së, pasi 80% e importit është prej vendeve me të cilat s’ke dogana. Edhe nëse rritet paga minimale përsëri e ke të njëjtin problem, pra problemi është strukturor ekonomik”.
“Problemi është i thjeshtë dhe këtë ka shumë kohë që e flasim. Struktura ekonomike e këtij vendi është totalisht e varur prej faktorëve të jashtëm si konsumi, lloji i industrisë, vlerat që i ndërtojmë, pra produktiviteti i kësaj ekonomie është komplet i varur nga jashtë. Deficiti tregtar është i madh dhe nuk kemi pasë asnjëherë moment në të cilin kemi reflektuar mbi llojin e strukturës ekonomike, kjo s’do ta ndalte inflacionin prapë. Do të thotë je i lidhur globalisht në një botë në të cilën ndërvarësitë janë, por kur është momenti në të cilën qeveria vepron? Momenti në të cilën
Qeveria mund të ndërveprojë në një ekonomi të strukturuar mirë është që mund të rregullojë disa gjëra. Për shembull, ne themi se kërkesa rritet kur të rriten pagat dhe jepen këto shtesat pasi e kemi të varur komplet nga importi tregun”.
“Sipas kalkulimeve të mia, bilanci bankar ne këtë Republikë është 600 milionë euro nuk janë shpenzime në investime kapitale, dikush thotë kjo nuk ndikon, por ndikon në kapacitetin e ekonomisë si me thënë me vepruar, e dyta është tepër me rendësi të behet një pyetje se cilat janë sektorët që para 20 vitesh deri më tani dhe 20 vitet e ardhshme do t’i zhvillojmë, sepse ky problem nuk ndalet sivjet derisa të stabilizohen tregjet globale, derisa të stabilizohen çmimet në tregjet globale dhe zinxhirët e furnizimit ne i shohim shumë më vonë”, tha Sejdiu në Rubikon.
Sejdiu tha se zgjidhja afatgjate e inflacionin është ndryshimi i strukturës ekonomike e vendit, jo duke u marrë me dialogun Kosovë-Serbi.