
Kosova dhe Serbia, vazhdon të mos kenë një rezultat nga dialogu.
Politikania boshnjake, Sabina Çudiq ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur pajtim për shkëmbim territoresh, e cila marrëveshje ishte përkrahur edhe nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një shkrimi në llogarinë personale në Facebook, Çudiq ka thënë se ish-i dërguari për Ballkanin Perëndimor ka qenë pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo përmend edh kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të cilin thotë se ka qenë prezent.
“E takova zotin Palmer në Uashington në prill të vitit 2019, në mbrëmje, në pritjen pas panelit në të cilin fola bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, atëherë anëtar i ekipit negociator të Kosovës.
Pas pak minutash, biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta drejtpërdrejt nëse ai ishte në dijeni të nënkuptimit të mbështetjes (potencialisht dhe autorizimit) të idesë së shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.
Tutje rrëfen ngjarjen ku thotë se në bisedë e sipër me Palmer, ishte bashkuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku.
Sipas Çudiq, Çitaku me nervozizëm e ka pyetur pse ka ndërhyrë në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë.
“Më herët atë ditë, oficeri i Ambasadës Serbe në Uashington, duke supozuar se di më shumë sesa dija në atë moment – ai më tha se marrëveshja ishte arritur, duke kërkuar një moment adekuat dhe të favorshëm nga administrata Trump për ta paraqitur atë marrëveshje si historike. Në një bisedë me zotin Palmer na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë moment, ambasadorja e Kosovës në Washington”.