Po i afrohet të 50-ave, mirëpo Albërie Hadergjonaj me këtë ndryshim po duket si 18 vjeçare

10:05 | 29 Tetor 2021

Albërie Hadërgjonaj është këngëtarja e njohur kosovare.

U bë pjesë e skenës para shumë kohëve dhe përherë ishte e përfolur në publik, përcjell ORAinfo.

Albëria është shumë e komentuar sidomos për pamjen e saj. Kjo pasi këngëtarja ka bërë disa ndërhyrje në pamjen e saj të jashtme.

E kjo ka bërë që Albëria edhe pse po bëhet gati 50 vjeçare, ajo të duket si 18 vjeçare.

Këngëtarja se fundmi ka publikuar një foto, ku me grimin qe ka përdorur është rinuar në fytrën e saj.

Me këtë imazh ajo po ju bën konkurrencë edhe vajzave të reja. /ORAinfo/

Komento: