Kaq persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit

15:19 | 30 Tetor 2021

Po vazhdon ende vaksinimi kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 7 mijë e 716 qytetarë. Sipas MSh-së, me dozën e dytë janë vaksinuar 724 mijë e 969 persona.

Ndërsa me dozën e parë 841 mijë e 282. Ndërsa, që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë administruar një milionë e 566 mijë e 251 doza të vaksinave.

Komento: