Tollovi në pikën e kalimit kufitar në Morinë

15:40 | 30 Tetor 2021

Shqipëria vazhdon të jetë destinacioni i preferuar nga kosovarët.

Jo vetëm në verë, por edhe gjatë vjeshtës shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për fundjavë.

Ditën e sotme është konstatuar një fluks i lartë makinash në pikën e kalimit kufitar Morinë. Si duket qytetarët kanë dashur që të shfrytëzojnë motin e mirë me diell këtë fundjavë në vendin tonë.

Policia kufitare prej mëngjesit punon me procedurë të përshpejtuar dhe shtatë sportele.

Komento: