E FUNDIT: Plaçkitje me armë në “Maxi”

22:48 | 05 Mars 2019

Plaçkitet marketi “Maxi”.

Një grabitje me armë zjarri në marketin “Maxi” në lagjen Ulpiana ka ndodhur sonte rreth orës 21:45.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitë relevante policore derisa ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj grabitjeje.

“Sipas ankuesit deri sa ai kishte qenë në arkë kishte hyrë një person i maskuar me armë të shkurtë zjarri dhe nën kërcënimin e armës i kishte grabitur para të gatshme dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

Sipas Policisë, personi i dyshuar kishte pasur të veshur rroba të zeza, pantollona ngjyrë të zezë me vija të bardha dhe mbi maskë kishte një kapelë të duksit dhe dorëza.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar përveç një punëtore që ka qenë e shqetësuar nga rasti dhe është njoftuar ndihma e shpejtë.

Policia ka deklaruar se është në proces të marrjes së informacioneve dhe hetimit intensiv të rastit.

Komento: