Aksident në Ferizaj, lëndohen tre persona

17:08 | 31 Tetor 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë,saktësisht tek vendi i njohur si “Ura e Madhe”.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë tre persona.
Lëndimet e tyre thuhet të kenë qenë të lehta dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas janë liruar nga aty, transmeton lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Komento: