
Një grua nga Fushë Kosova ka lajmëruar Policinë se është sulmuar me dru nga vjehrra e saj.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ajo bashkë me foshnjën e saj është dërguar në strehimore.
Vjehrra e dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.