Familjarët raportojnë zhdukjen e djalit të tyre

09:44 | 01 Nëntor 2021

Zhduket një djalë në Ferizaj

Një burrë në Ferizaj ka lajmëruar si të zhdukur djalin e tij.

Ky lajm është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

Burri ka njoftuar Policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Ferizaj, 31.10.2021 – 08:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Komento: