Saranda Bogujevci: U dakorduam që javën tjetër të caktohet seanca e radhës

12:35 | 01 Nëntor 2021

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pas mbledhjes së kryesisë, ka bërë të ditur se janë dakorduar me të gjitha partitë politike që javën tjetër të mblidhen për ta caktuar seancën e radhës.

Bogujevci tha se kjo vjen si rezultat i takimeve punuese për MSA-së gjatë kësaj jave.

“Kemi një numër të madh të deputetëve që janë të angazhuar në pjesën e kësaj pune dhe takimet do të mbahen në sallën plenare, për shkak të numrit më të madh të pjesëmarrësve”.

“Ka qenë dakordim i të gjithëve që të mblidhemi javën që vjen për ta caktuar seancën e radhës që të sigurohemi që t’i kemi të gjithë deputetët e pranishëm dhe të mos ndërhyjmë në punën e deputetëve që janë të përfshirë në angazhime me MSA-në”, është shprehur Bogujevci në konferencë pas mbledhjes së kryesisë

Komento: