Enver Hoxhaj: Dorëheqja e Zaev lajm i keq për shqiptarët në Maqedoninë Veriore

13:41 | 01 Nëntor 2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se dorëheqja Zoran Zaev nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë Veriore është lajm i keq për shqiptarët që jetojnë në këtë vend.

Hoxhaj ka thënë dorëheqja e Zaevit është lajm i keq edhe për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin.

“Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Zoran Zaev dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të partisë pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Maqedonin e Veriut, partia e tij, pësoi rezultat të dobët.

Komento: