Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:03 | 01 Nëntor 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 5 raste me Covid-19.

“Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSh, transmeton ORAinfo.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.

Në total numri i rasteve aktive është 430, vijon njoftimi i MSH-së.

Komento: