MPJD: Personi i ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët rus në Kosovë

11:06 | 02 Nëntor 2021

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar për raportimin zyrtari rus të shpallur person non-grata është parë në Prishtinë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinionin publik se lajmi që po qarkullon në disa media online lidhur me zyrtarin rus të shpallur person non-grata që kinse është parë në Prishtinë, është i pavërtetë.

Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.

MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Komento: