Në QKUK janë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti

13:43 | 02 Nëntor 2021

996 stenta janë vendosur te pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti në QKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se kardiologët invazivë në QKUK, kanë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda gjashtë muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale.

Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve.

Komento: