Kryeministri Haradinaj bën homazhe te Jasharajt në Prekaz

10:34 | 06 Mars 2019

Kreu i qeverisë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz, nga ku ka thënë se kjo familje e ringjalli popullin tonë.

Haradinaj me këtë rast vendosi lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit tha se kjo familje bëri shumë për popullin shqiptar.

“Në shenj respekti për këtë sakrificë. Asnjëherë s’është e tepërt se vërtetë një familje u shuan në mënyrë që të ringjallet një popull i robëruar”, është shprehur ai.

Komento: