Një viktimë e 21 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

15:05 | 03 Nëntor 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 21 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Komento: