Kurti bëhet gati për udhëtim për në SHBA, pajiset me vizë

21:23 | 03 Nëntor 2021

Kurti së shpejti do të niset për SHBA.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, së shpejti pritet të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmuan për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu. Tutje, Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, demantoi disa raportime në media se kryeministrit Kurtit i është refuzuar viza amerikane.

”Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane”, tha zëdhënësi Kryeziu për Reporteri.net.

Komento: