Nxënësi nga Prishtina pranon tretman mjekësor, thotë se u rrah nga mësuesja

11:00 | 06 Nëntor 2021

Një rast i dhunës ka ndodhur në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje e kanë intervistuar një mësuese në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një nxënës, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës dhe pas kësaj nxënësi ka pranuar tretman mjekësor.

Mirëpo një gjë e tillë sipas policisë, nuk është pranuar nga mësuesja.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 05.11.2021 – 10:50. Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: