Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, thotë se nuk është i shqetësuar për spekulimet që lidhen me të ardhmen e tij në klub dhe po bën tashmë planifikime për stinorin e ardhshëm. Këtë e ka thënë italiani të mërkurën në konferencë për media.
Pozita e Sarrit është lëkundur pasi Chelsea ka rënë në pozitën e gjashtë në Premier League, është eliminuar nga FA Cup i Anglisë dhe po ashtu muajin e kaluar u mposht në finale të League Cup nga Manchester City.
“Spekulimet nuk janë problem i madh, problem i madh janë rezultatet. Gjërat e tjera nuk janë të rëndësishme në këtë moment”, ka thënë Sarri para ndeshjes të së enjtes në 1/8 e finales të Ligës së Evropës, që Chelsea e luan në shtëpi kundër Dynamo Kievit. “Unë isha optimist në të kaluarën, jam optimist tash, por dua të mendoj vetëm për performancën dhe rezultatet tona. Dua që skuadra të fitojë, për klubin, jo për mua”.