Ndërron jetë në QKUK i aksidentuari nga Podujeva

10:21 | 07 Mars 2019

U aksidentua ditë me parë, ndërron jetë qytetari nga Podujeva.

Një person, i cili u aksidentua ditë më parë në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Komento: