Thaçi takoi ministrin e Jashtëm të Maltës, i flet për synimet e Kosovës

13:19 | 07 Mars 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela. Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh presidenti Thaçi.

Edhe Ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se Malta do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.

Komento: