Flet mjeku kujdestar, tregon gjendjen e dy gjilanasëve të shtrirë në QKUK.
Para pak minutash në Kliniken Emergjente të QKUK-së kanë arritur dy persona të lënduar gjatë aksidentit të rëndë i cili ndodhi në Gjilan.
Të njëjtit po marrin trajtim mjekësor në QKUK.
Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.
“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla për Indeksonline.