Mustafa thotë se ndihet i tronditur nga aksidenti në Gjilan

19:08 | 07 Mars 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjarët e personit që humbi jetën në aksidentin në Gjilan

Ai ka thënë se ndihet i tronditur nga ky aksident, përcjell ORAinfo.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, thuhet në telegramin e Mustafës. /ORAinfo/

Komento: