Momenti i tmerrshëm i aksidentit, rrëfehet dëshmitari: Menduam se ishte…

20:56 | 07 Mars 2019

Rrëfehet dëshmitari i aksidentit në Gjilan.

Një qytetar gjilanas, dëshmitar i aksidentit të rëndë në qendër të Gjilanit ka përshkruar momentin kur kamioni në shpejtësi marramendëse ka goditur veturat e pastaj ka përfunduar tek furra e pronarit i cili tashmë humbi jetë.

Ky qytetar kishte pasur frikën se ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist.

‘’Unë në atë moment isha me një nip dhe mbesë edhe t’u shku në atë kohë kamioni ka ardh nga lartë me shpejtësi të papërshkruar. Unë fillimisht mendova mos ishte me eksploziv sikurse në shtetet e jashtme. Ka ardh nga lartë tepër shpejt. Drejt furrës Çoçaj. E ka rrok të ndjerin. E ka rrok dhe e ka gjujt. E kam ditë që nuk shpëton. Pesë minuta më herët vec është bërë ndërrimi i shkollës. Nëse kish ndodh edhe 5 minuta. Fat në faqtkeqësi ishte. T’i kish rrok fëmijët, sikur kokrra të mishit në atë shpejtësi I kish bë’’, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person . Ai ishte një pronar furre në Gjilan i cili u godit nga kamioni në shpejtësi të madhe.

Komento: