Makina godet drejtuesin e biçikletës në Prishtinë, dërgohet në QKUK

17:19 | 28 Nëntor 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një person është lënduar si pasojë e një goditje që mori nga një automjet në lëvizje në Prishtinë.

Drejtuesi i biçikletës është goditur nga një makinë, ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente.

Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i biçikletës është marrë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Rasti ka ndodhur saktësisht në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Komento: